Këto janë momentet e ndalimit nga Policia e Tiranës të një grupi të shitjes e shpërndarjes së kokainës gjatë mbrëmjes së të mërkurës në zonën e “Oxhakut”, në kryeqytet.

Një grup tjetër u kap nga në zonën e Don Boskos. Oficerët e Antidrogës u vunë prangat 6 personave dhe sekuestruan 104 gramë kokainë, disa fishekë pistolete, dy makina dhe shuma monetare në valutë që dyshohet e falsifikuar si dhe një sasi lekësh. Personave iu kap edhe një sasi parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në operacionin e parë të koduar “BISS”, u arrestuan Genci Huta, 46 vjeç, Denis Yzo, 37 vjeç, Gentjan Dikollari, 30 vjeç, dhe Anxhelin Prenga, 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta persona u kapën në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një makinë “Volkswagen”, ku u gjeten 54 gramë kokainë.

Në operacionin e dytë, të koduar “TRANTER”, u arrestuan Dritan Toska, 38 vjeç dhe Vladimir Ademi, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në makinë iu gjetën 50 gramë kokainë dhe 1 100 dollarë që dyshohen të jenë të falsifikuar.

Burime të policisë thanë së të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve mjaft aktive në shpërndarjen e drogës në Tiranë. /Tv Klan