Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona të cilët kanë dhunuar një 45-vjeçar, komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Policia njofton se në kërkim janë shpallur qytetarët me iniciale A.S 43 vjeç dhe A.M 31 vjeç, të cilët dhunuan 45-vjeçarin me iniciale Y.M pranë mbikalimit të Kasharit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 00:30. Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar në Facebook pamjet e komisionerit të dhunuar.

/tvklan.al