Një i ri ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës pasi u godit me kaçavidë.

Burime zyrtare sqarojnë se gjithçka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen ”Pavarësia” të këtij qyteti. Fatmirësisht i lënduari, një 21-vjeçar me iniciale A.B është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia njoftoi arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje, 26-vjeçarin Emiljano Barjamaj, banues në Vlorë, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

/tvklan.al