Ky është momenti i ndërhyrjes së policisë në një laborator të sofistikuar te falsifikimit të dokumenteve biometrike, shqiptare dhe të vendeve të BE-së.

Pesë persona pjesë e këtij grupi kriminal që vepronte ne Korçe u arrestuan në flagrancë.

Ata janë, Artur FEÇANJI, 51 vjeç, Thanas Sholla 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç Vladimir Furtuna, 58 vjeç dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë nga Korça.

Të pesë këtyre personave, policia iu bllokoi, monitorë, printera të cilësisë së lartë, programe kompjuterike që përdoreshin për falsifikim dhe 20 pasaporta e karta identiteti biometrike, shqiptare e greke u falsifikuan.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 25 kg kanabis, si dhe 700 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Hetimi mësohet se kishte nisur që prej muajit mars të këtij viti, ndaj grupit pas informacioneve mbi karta identiteti të falsifikuara të prodhuara prej tyre.

/Tv Klan