Një i ri ka rënë në pranga e policisë së qytetit të Krujës, pasi ditën e martë ka qëlluar më thikë një person. I arrestuar i është Luan Tara 26 vjeç, banues në Durrës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se Tara pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Kastrioti” ka goditur me thikë në trup L.Xh. 28 vjeç banues në Fushë- Krujë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale.

/tvklan.al