Prokuroria e Tiranes kërkoi dënimin me 7 vjet burg për Kasem Koçin, fadromistin që një vit më parë aksidentoi në landfillin e Sharrës një grua që ishte duke gërmuar mes plehrave.

Ai akuzohet për “shkelje te rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”.

Ai ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen e një të tretës së gjykimit. Ngjarja ndodhi në landfill më 25 nëntor 2015.