Ky është momenti kur autorët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Policia publikoi pamjet duke bërë apel për identifikimin e dhunuesve. Grupi hetimor ka mundur të zbardhë dinamikën e ngjarjes dhe sa persona kanë marrë pjesë në sulmin ndaj gazetarit.

Dy autorët janë larguar përmes këtij kompleksi pallatesh në zonën e Stacionit të Trenit për të humbur gjurmët. Ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve, por identifikimi i tyre ende nuk është bërë.

Sipas gazetarit, kjo ngjarje lidhet me profesionin e tij, pasi ka invetiguar disa ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë patur konflikt me gazetarin Fundo, por janë lënë të lirë pasi kanë paraqitur alibi bindëse.

Pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth janë sekuestruar, ndërsa për identifikimin e autorëve është vënë edhe një shpërblim nga policia.

Tv Klan