Goditjet në tru apo siç njihen ndryshe

ishemit dhe hemorragjitë cerebrale

, shënojnë 800 raste në vit. Mesatarisht çdo ditë në reanimacionin e neurologjisë  në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza shtrohen  5 persona, mes të cilëve edhe të rinj.

Ermir Roçi, neurolog  shërbimi i neurologjisë,QSUT

“Nga mosha 30 deri në moshën mbi 80 vjeç, duhet të kontrollohen aritmitë e zemrës, sëmundjet e zemrës, kardiake dhe diabeti. Abuzimi me alkoolin dhe drogën janë faktorë që rrisin dyfish probabilitetin për të ndodhur një infarkt apo hemorragji e trurit”

Kapja në kohë e sëmundjes çon jo vetëm ne shpëtimin e jetës por edhe eliminimin e invaliditetit, ndaj specialistët e neurologjisë thonë se mpirja e menjëhershme e fytyrës, krahut, këmbës apo gjysmës së trupit duhet të jetë alarm për tu drejtuar ne spital.

Ermir Roçi, neurolog shërbimi i neurologjisë, QSUT 

“Nëse vjen brenda 4 orëve  kemi mundësitë për të shpëtuar jetën dhe shëruar plotësisht pacientin…”

Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit apo ishemia që njihet nga populli zënë vendin e trete për nga vdekshmëria, por të parin për nga invaliditeti.

Tv Klan