Goditja më e madhe në merkaton e verës është Pol Pogba.

Por në pritje të zyrtarizimit të transferimit të francezit për 125 milion euro te Mançester Junajtid, skuadrat e tjera të futbollit europian vazhdojnë të forcohen në prag të sezonit të ri.

Një tjetër tranferimi i rëndësishëm i kësaj vere është ai i Mario Goetze te Borusia e Dortmundit.

Sulmuesi largohet nga Bajerni i Mynihut për t’u kthyer te skuadra që e bëri të famshëm në futbollit botëror.

Për Gëtcen, Borusia shpenzoi 26 milion euro, ndërsa misioni më i vështirë për futbollistin është të fitojë sërish mbështetjen e tifozëve, që nuk e pritën mirë largimin e tij te rivalët bavarezë përpara tre sezonesh.

Nuk qëndron në hije as Barcelona. Klubi katalunjas arriti fitoren e parë ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit, duke i mundur ata në garën për Andre Gomesh.

Kampionët spanjollë zyrtarizuan blerjen e mesfushorit portugez, për 50 milionë euro nga Valencia. Ander Gomesh do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën.

Tv Klan