Të jesh profesionist apo amator nuk do të thotë se nuk mund të realizosh gola spektakolarë. Një shembull të tillë e dha truku Mehmet Tuner Gurel, i cili shënoi një gol të jashëzakonshëm nga rreth 70 metra largësi në sfidën mes skuadrave austriake FC Blau dhe Weiss Busdorf.

Një gol që mund të bëhet pjesë në garën për golin më të mirë të viti. Gurel arriti të kthente në një supergol një goditje dënimi që ishte e pakapshme për portierin.

Me këtë gol Mehmet Tuner Gurel mori famë, ndoshta për të qenë në vëmendjen e një ekipi më të rëndësishëm.

Tv Klan