Me shumë mundësi do të cilësohet si një nga golat më të veçantë të sezonit ai i Thiago Bezerra, futbollist i Adana Demirspor, ekip në kategorinë e dytë turke.

Sulmuesi brazilian goditi nga pika e mesit të fushës, menjëherë pasi skuadra e tij kish pësuar golin e dytë.

Gjithsesi Bezerra nuk mundi ta ndihmoi ekipin e tij që e humbi ndeshjen me Goztepe me rezultatin 3-2./ TV KLAN