Goli që Donjet Shkodra i shënoi Luftëtarit është përzgjedhur nga tifozët si më i bukuri i dy fazave të para të Superligës.

Në profilet e federatës në rrjetet sociale, perla e mesfushorit të Flamurtarit mori më shumë pëlqime si realizimi më i mirë.

Donjet Shkodra i Flamurtarit grumbulloi 164 vota duke lënë pas Donald Rrapon e Luftëtarit dhe Idriz Bathën e Partzanit.

Anketa e Federatës Shqiptare të Futbollit zgjati disa ditë. Aty ishin në garë 10 gola. I vetmi i huaj ishte kongolezi i Tiranës, Merveille.

Të tjerë futbollistë, të cilët merrnin pjesë ishin Dejvi Bregu, Kushtirm Lushtaku, Lorenc Trashi dhe Afrim Taku./ Tv Klan