Federata Shqiptare e Futbollit do të kujtojë gjatë pushimit të dimrit golat më të bukur të gjysmës së parë të Superligës. 10 gola janë përzgjedhur për të marrë pjesë në anketën për më të bukurin e dy fazave të para.

Realizime nga distanca apo brenda zonës janë veçuar, ku Donjet Shkodra i Flamurtarit dhe Idriz Batha i Partizanit paraqiten me nga 2 gola.

Realizimet e tjera janë nga Dejvi Bregu dhe Donald Rrapo, të dy futbollistë të Luftëtarit. Kushtirm Lushtaku i Kukësit, Lorenc Trashi i Partizanit e Afrim Taku i Tiranës po kërkojnë këtë vlerësim.

I vetmi i huaj në garë është Merveille i Tiranës.

Tifozët do të kenë mundësinë të votojnë në profilet zyrtare të Federatës në rrjetet sociale. Anketa do të zgjasë deri më 19 Janar.

Tv Klan