Motorri i kërkimeve “Google” ka publikuar videon e klikimeve që bënë bujë në 2014.

Tashmë që fundi i vitit po afron, “Google” thotë se 2014 ka shënuar vitin me më shumë klikime përsa i përket ngjarjeve tendecë, siç ishte sfida e “Ice Bucket Challenge”.

 

Në 2014 është kërkuar triliona herë. Personazhi më i kërkuar ka qenë Jennifer Lawrence, duke ia kaluar edhe Kim Kardashian. Kjo për shkak të fotove nudo që hackers-at publikuan në Gusht të këtij viti.

Në 12 muajt e 2014-ës “Google” renditen këto ngjarje, si 10-të më të kërkuarat:

10-Ukraina

9-“Frozen”

8-Ferguson

7-ISIS

6-Ice Bucket Challenge

5-Flappy Bird

4-Malaysia Airlines (Më shumë se 200 milionë klikime vetëm për “MH370”).

3-Ebola

2-World Cup

1-Robin Williams

tvklan.al