Google ka menduar se mund të bëjë një aplikacion më të mirë se “FaceTime.”

Kompania ka lançuar aplikacionin e quajtur “Duo”, i cili është i ngjashëm me aplikacionin e video-thirrjeve,  si “FaceTime” i kompanisë Apple.

Por, “Duo” lejon kryerjen e thirrje si nga përdoruesit e IOS, ashtu edhe nga ata Android, diçka që “FaceTime” nuk mund ta bëjë.

duo 3

Gjithashtu ky aplikacion veçohet përsa i përket cilësisë së thirrjeve.

“Duo” hapet me imazhe në formë spliteri në ekranin e aparatit tuaj, si dhe shfaq një grup me thirrjet e bëra sëfundmi dhe në këtë mënyrë, u ndihmon përdoruesve të vendosin nëse duan të përgjigjen ose jo.

duo 2

Kompania gjithashtu thekson se ky aplikacion ruan privatësinë pasi thirrjet janë të koduara./tvklan.al