Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Pult të Dukagjinit. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një makine “Fuoristradë” dhe pasi si e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata i kanë vënë zjarrin mjetit, për të fshehur gjurmët.

Policia ende është duke u marrë me verifikimet në vendin e ngjarjes.

/abcnews.al