Dy grabitje kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës, të dyja nën “kërcënimin” e një arme lodër.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se pre e grabitësve, të cilët kanë arritur të marrin 190 mijë lekë të vjetra, ka rënë një karburant në hyrje të Vlorës dhe një tjetër në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, autorë të këtyre grabitjeve janë dy persona. Ata lëviznin në këmbë dhe dyshohet se ishin në gjendje të dehur.

Nën kërcënimin e armës lodër, ata kanë marrë 150 mijë lekë të vjetra tek njëri karburant dhe 40 mijë lekë po të vjetra, tek karburanti i dytë.

Policia ka marrë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe po punon për kapjen e autorëve./tvklan.al