Disa ditë më parë në një lokal në Missouri, SHBA u raportua një grabitje me armë.

Në videon e publikuar është vënë re një detaj që ka ngjallur dyshim tek të gjithë.

Në momentin që grabitësi i kërkon paratë arkëtarit të lokalit duke i vënë armën në kokë, ai ia dorëzon ato në mënyrën më të qetë të mundshme.

Në situata të tilla të gjithë i kap paniku por djali arriti të ruante qetësinë. Disa komentues të videos menduan se ai nuk dukej i shqetësuar pasi e dinte se grabitësi nuk do ta qëllonte.

Grabitësi vazhdon të jetë në kërkim nga policia amerikane.