Aleks Pepa, njëri prej grabitësve të dyshuar të një milionë eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për akuzën e grabitjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjeneralitet dhe fotografia e tij janë bërë publike në faqen e Interpolit, në listën e personave të shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve të deritanishme, Pepa ka qënë shofer në makinën që u përdor në grabitje. 42 – vjeçari konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për hetimin dhe për këtë arsye po kërkohet në disa vende të Europës.

Tv Klan