Një shtëpi në një fshat të Himarës është sulmuar nga grabitësit gjatë natës së kaluar. Aty nuk banonte njeri, dhe autorët sipas policisë kanë vjedhur një gomone që ishte në oborrin e shtëpisë.

Gomonia me gjatësi 6 m, ishte e regjistruar. Dyshohet se ajo është vjedhur për t’u përdorur për transportimin e lëndëve narkotike. Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al