Një agjensi e transferimit të parave është grabitur pasditen e së hënës në Fushë- Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:05 ndërsa është grabitur agjensia në pronësi të 42-vjeçarit N.A.

Një person ende i paidentifikuar ka vendosur kapuçin e xhupit në kokë dhe nën kërcënimin e një pistoletë, ka marrë rreth 2 milionë lekë.

Shitësja një vajzë 23-vjeçe nën kërcënimin e armës i ka dhënë gjithë lekët që kishte në arkë.

Policia thotë se janë mbledhur të gjitha provat ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se dhe një person i dytë ka marrë pjesë në grabitje./tvklan.al