Korçë- Rreth 300 milionë lekë janë vjedhur në një banesë në qytetin e Korçës. Burime të Tv Klan, nga policia, kanë thënë se grabitja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në lagjen 14.

Persona ende të paidentifikuar nga policia, duke përfituar që në banesë nuk kishte asnjë njeri, janë futur dhe kanë marrë shumën e madhe të lekëve.

Deri tani policia e Korçës ka shoqëruar disa persona, por nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen në fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grabitësit kanë pasur dijeni për shumën e lekëve dhe për lëvizjen e familjarëve./tvklan.al