Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është grabitur, ku persona të pa identifikuar kanë marrë një shumë monetare ende të papërcaktuar. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së shtunë, rreth orës 04:10, në rrugën e Dibrës.

Bankomati nuk ndodhet në të njëjtën godinë me atë të bankës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale./tvkla.al