Rikthehen grabitjet me armë dhe maska. Kështu mëngjesin e ditës së djeshme 4 persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në banesën e 58-vjeçarit P.P në fshatin, Zejmen të Lezhës.

Ata kanë hyrë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe kanë vjedhur me dhunë disa bizhuteri, 85.000 lekë të rinj dhe 2000 euro. Sipas dëshmive të dhëna nga bashkëshortët, të cilët jetonin të vetëm, në momentin e ngjarjes ata kanë qenë në gjumë.

Kur janë zgjuar ata kanë parë se në shtëpinë e tyre kishin hyrë grabitësit duke zbrazur banesën. Policia thotë se janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.

/tvklan.al