Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shkallnur të Durrësit. Lajmi bëhet me dije nga burime të tvklan.al.

Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në banesën e një çifti të moshuarish dhe i kanë vjedhur një sasi parash prej 1 milionë Lekë të vjetra. Nga të njëjtat burime mësohet se autorët kanë lidhur dhe dhunuar çiftin e të moshuarve, M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten  e tij Sh.E. 69 vjeç.

Pasi morën paratë, u larguan në drejtim të paditur. Burime policore të qytetit bregdetar sqarojnë se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. 

Në spital me dëmtime më të rënda është dërguar kryefamiljari, 77-vjeçari, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes.

/tvklan.al