Komisariati-fierNjë 28 –vjeçar dhe e fejuara e tij 30-vjeçe, janë grabitur dhe më pas përdhunuar nga 2 persona të maskuar në pyllin e Semanit.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit.

Dy të rinjtë kanë shkuar me makinën e tyre në Seman por janë ndjekur nga dy personat të cilët pasi u morën 100 mijë lekë, i lidhën dhe përdhunuan.

Në fillim të rinjtë në deklaraten e tyre në polici e denoncuan rastin vetëm si grabitje, por Prokuroria që mori rastin në shqyrtim, zbuloi se ata edhe ishin përdhunuar.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar edhe një akt ekspertimi të dy të rinjve.

Nisur nga deklaratat e tyre, Prokuroria dyshon se autorët e kësaj ngjarje janë të njohur të dy të rinjve.

Tv Klan