Një karburant është grabitur nën kërcënimin e armës, ku autori ka marrë një sasi lekësh.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ne Maminas të Durrësit. Policia shotë se ka qenë një person i armatosur që kërcënoi shitësin me iniciale N.F 56 vjeç, duke i marrë xhiron e ditës.

Uniformat blu kanë gjetur në vendngjarjes një gëzhojë pistolete, çka do të thotë se autori ka qëlluar një herë me armë. Fatmirësisht, shitësi 56-vjeçar nuk ka pësuar lëndime. Ai u mor në pyetje nga hetuesit për këtë ngjarje. Policia vazhdon hetimet për të identifikuar dhe arestuar autorin.

/tvklan.al