Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një makinë në periferi të qytetit të Korçës. Autorët dhunuan dy pasagjerët që ndodheshin në mjet dhe më pas u larguan në drejtim të paditur me makinën e tyre.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët nisën hetimet për këtë ngjarje. Nuk bëhet me dije identiteti i pasagjerëve që u dhunuan gjatë grabitjes. Ata pritet të merren në pyetje nga hetuesit për të dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. /

tvklan.al