Një supermarket është grabitur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Straus” në Lezhë. Sipas policisë ka qenë vetëm një person me armë në dorë dhe i mbuluar me një shall.

Duke kërcënuar punonjësit e arkës së supermarketit, ai ka marrë xhiron e ditës dhe është larguar. Policia deri tani ka shoqëruar tetë persona të cilët janë me precedentë penal, por ende nuk është gjetur autori. Sipas dëshmisë së punonjëses së arkës, autori mendohet se ishte një 20 vjeçar./abcnews.al

Njoftimi i policisë:

Me datë 21.11.2017, rreth orës 18:45 është marrë njoftim se tek Mini Marketi në pronësi të shtetasit Z.K, në qytet në Lezhë, një shtetas i paidentifikuar akoma, i mbuluar me shall në pjesën e fytyrës, ka hyrë në dyqan ku ka qenë vetëm shitësi dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë që e ka pasur në dorë , i ka vjedhur xhiron ditore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet policore që kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ku janë sekuestruar provat materiale në vendngjarje si dhe sekuestruar kamerat e sigurisë për hetime të mëtejshme.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë , 8 persona për veprime hetimore të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje.