Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë pasdites në kryeqytet. Pre këtë herë ka rënë një farmaci në rrugën “Siri Kodra”.

Sipas policisë, rreth orës 18:18 një person në të 20 – tat, dyshohet se nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 lekësh.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorit./tvklan.al