Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet.

Dy persona të armatosur rreth orës 01:38, kanë arritur të marrin një shumë parash nga një karburant në Ibë.

Autorët mësohet se kanë marrë rreth 25.000 lekë të reja, disa paketa dhe telefonat e punonjësve. Sipas policisë, pas grabitjes ata janë larguar me një automjet.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al