Tre persona kanë grabitur me dhunë një banesë në qytetin e Kavajës

Sipas policisë, rreth orës 04:20 të së enjtes, 3 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e biznesmenit Adem Kola, në lagjen Nr.1 të këtij qyteti.

Ata kanë arritur të vjedhin një shumë parash dhe në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore biznesmenin.

Kola, i cili merret me tregtimin e peshkut të shumicës, fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.

Policia po kërkon autorët, të cilët mendohet se janë persona me precedentë penalë nga Kavaja. Deri tani janë shoqëruar disa persona, por autoritetet nuk kanë ende të dhëna që mund t’i çojë drejt autorëve. /tvklan.al