policia

Një 21 –vjeçar grabiti mbrëmë një dyqan të një kompanie celularësh në rrugën “Ali Demi “ në Tiranë .

I maskuar me kapuç dhe me shall dhe me një thikë në dorë, siç shihet në këtë foto të marrë nga kamerat e sigurisë, ai ka hyrë në dyqan në orën 2o e 44 minuta.

Nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar punonjësit B. Sh, 31 vjeç paratë e arkës. Por pas kundërshtive të tij, e ka qëlluar me thikë dhe ka arritur të marrë 10 mijë lekë.

Policia e identifikoi nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së dyqanit.

Ai është Fatjon Bregu. Në orët e para të mëngjesit ai u arrestua.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, e cila ndodhet në të njëjtën rrugë ku u krye grabitja, policia ka arritur të gjej edhe sekuestroj thikën, rrobat me të cilat ishte maskuar për realizimin e vjedhjes dhe dhe një pjesë të parave të vjedhura.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e vjedhjes me dhunë, mbajtje të armëve të ftohta dhe plagosje të lehtë.

Punonjësi i dëmtuar mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan