Policia

Një person u grabit rreth mesditës së sotme në rrugën Rinas – Fushë Krujë.

Grabitësit i kanë dalë përpara shtetasit C.H, 61 – vjeç dhe i kanë marrë një sasi të konsiderueshme eurosh dhe makinën e tij, tip BMV.

61 –vjeçari nuk ka kundërshtuar dhe grabitësit nuk e kanë lënduar. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tv Klan