Një pikë këmbimi parash ka rënë pre e grabitësve të mërkurën në kryeqytet. Burime zyrtare sqarojnë se persona të paidentifikuar kanë grabitur një exchange në rrugën “Lord Bajron”, në pronësi të L.B.

Ka qenë ky i fundit që ka konstatuar grabitjen në mëngjes.

Sipas policisë, autorët kanë arritur të marrin 1.200.000 lekë, 3000 dollarë amerikanë dhe 1000 dollarë kanadezë.

Për ngjarjen në fjalë, në Prokurorinë e Tiranës u referuan materialet për tre punonjësit e sigurisë private, A. P., 45 – vjeç, V. M., 34 – vjeç dhe L. P., 32 – vjeç, pasi gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi dhe ata kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës. Ndërkohë, efektivët e kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje./tvklan.al