Tre persona kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në zonën e  Fushë Prezës në Tiranë.

Autorët të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov janë paraqitur pranë pikës së karburantit me një makinë tip “Opel Vectra” me ngjyrë të zezë dhe kanë kërkuar që të mbushin me karburant makinën . Në momentin që punonjësi ka dalë nga vend qëndrimi, tre autorët i kanë drejtuar automatikun dhe forcërisht e kanë çuar drejt arkës për t’i marrë paratë.

Sipas të  dhënave nga policia mësohet se autorët kanë arritur të marrin një sasi parash që ndodheshin në kasafortë.

Sequence 01.Still003

Për ngjarjen është bërë e mundur sekuestrimi  i kamerave të sigurisë , pavarësisht hetimeve ende nuk janë arritur të identifikohen autorët të cilët janë larguar drejt fushë krujës.

Një tjetër grabitje ka ndodhur në një super market në zonën e Laknasit gjatë mbrëmjes së të dielës. Një person i armatosur ka arritur të marrë të gjithë xhiron ditore nën kërcënimin e një pistolete.

Sipas të dhënave nga policia mësohet se autori dyshohet të jetë një i ri rreth të 20 –ve  , rreth 175 i gjatë,  i pa maskuar.

Tv Klan