Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Rreth orës 20:45 në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”, 2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një punonjës picerie me iniciale E.J.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se ka qënë duke shpërndarë pica me motorçikletë, kur dy persona i kanë prerë rrugën dhe i kanë marrë motorçikletën, celularin dhe portofolin me një shumë lekësh që kishte me vete.

Policia ka ngritur pika kontrolli ndërsa po bëhet krehja e zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al