Shtëpia e këngëtarit amerikan Jason Derulo ka rënë pre e hajdutëve. Rreth 600 mijë dollarë bizhuteri dhe 800 mijë dollarë kesh janë vjedhur, kur ai nuk ishte në shtëpi dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në gjumë.

Sipas policisë lokale, hajdutët kanë pasur ndihmë nga brenda shtëpisë pasi janë drejtuar menjëherë aty ku kanë qenë paratë dhe askush nuk ka dëgjuar asgjë. Për më tepër dera prapa oborrit është gjetur e hapur, sikur të ishte duke pritur për ta.

Gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, Derulo ka qenë në një konkert jashtë shtetit. Në vitin 2014, ai bleu një vilë 3 milionë dollarë në Los Angeles, por nuk dihet nëse është pikërsisht kjo shtëpia e grabitur, ndërkohë vlen të theksojmë se këngëtari ka disa shtëpi.

KLAN PLUS