Një supermarket që ndodhet vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë se Korçës, u grabit mbrëmjen e djeshme nga një person i armatosur.

Autori u arrestua nga policia disa orë me pas në afërsi të Librazhdit, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. 

Nën kërcënimin e armës ai arriti të marrë nga kasa 100 mijë lekë.

Këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të identifikojë në kohë autorin e dyshuar të krimit, i cili kishte pak ditë që kishte përfunduar një tjetër dënim për grabitje.

Tv Klan