Një biznesmen, pronar i një restoranti në “Komunën e Parisit”, në kryeqytet, denoncoi mëngjesin e kësaj të diele, se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij, duke i marrë një sasi bizhuterish dhe rreth 50 mijë lekë të reja.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në mesnatë, kur në banesën e biznesmenit në një bllok vilash në Lundër ndodhej vetëm e shoqja.

Sipas pretendimit të të dëmtuarit me iniciale. F. S, 42 vjeç, personat kanë qenë të maskuar me kapuç por pa armë, ndërsa një prej tyre ka pasur në dorë një elektrik dore.

Sipas pretendimit të të dëmtuarit, ai është përballur me autorët të cilët mendonin se në banesë nuk kishte njerëz.

Pas kallëzimit të të dëmtuarit, policia ka nisur hetimet, ndërsa blutë dyshojnë se autorët e ngjarjes janë njerëz të njohur të biznesmenit. / TV KLAN