Afro dy muaj pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin paratë.

Ndaj tyre prokuroria ka konstatuar një sërë shkeljesh që janë renditur në kërkesën për gjykim dërguar Gjykatës së Tiranës. Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim.

Me 9 shkurt të vitit 2017, punonjësit e një kompanisë të sigurisë “Jaguar security”, punonjësit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja, po transportin me dy automjete paratë nga selia e një banke në Tiranë drejt Rinasit, kur u sulmuan nga një grup personash prej 7 vetësh.

Autorët pasi neutralizuan rojet, morën paratë që po transportoheshin.  Nga hetimi i kryer, prokuroria ka vënë re se punonjësit e sigurisë kanë kryer një sërë shkeljesh.  Kështu fikja e lokalizuesit gjeografik GPS, nuk ishte aktivizuar dhe futur në thasët përkatës, por me dashje. është mbajtur i veçur nga paratë.

Po ashtu sipas prokurorisë, gjatë grabitjes, kamerat e sigurisë që duhej të ishin të lidhura me sallën operative, nuk kanë qenë aktivizuara. Pas grabitjes, punonjësit e sigurisë nuk kanë njoftuar sallën operative të kompanisë private. Nga ana e tyre këta efektivë privatë rezultonin të mos kishin marrë instruktazhin e nevojshëm për të transportuar paratë dhe si duhej të vepronin në rast grabitjeje. Mjetet me të cilat, po transportoheshin paratë, nuk kanë qenë të blinduara dhe xhamat janë depërtuar nga plumbat e armëve.

Për këtë shkak sipas prokurorisë, personat nuk duhej të lëviznin me këto mjete ditën e grabitjes. Në fund prokuroria ka renditur faktin se personat nuk kanë pasur eksperiencën e duhur, trajnimin e po kështu edhe kanë shkelur ligjin për transportimin e vlerave monetare. Për këtë shkak, hetuesit kanë vendosur që ndaj tyre të ngrenë akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim./ TV KLAN