Një ditë pas grabitjes së dy automjete që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Po ashtu autoritetet i kanë hequr licencën kësaj Shoqërie Private të Sigurisë Fizike. 

Policia thotë se rreth orës 13:24, të ditës së enjte disa persona të paidentifikuar, kanë grabitur dy automjete në dukje të blinduara që po transportonin kartëmonedhat drejt Rinasit. 

Në vendngjarje efektivët kanë gjetur plot 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, që do të thotë se është qëlluar nga dy armë të ndryshme. 

Përveç 5 të arrestuarve ditën e djeshme, në pranga ka përfunduar dhe Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyre drejtues teknik i SHPSF.

Të arrestuar të njeten

-Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

-Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

Autorët pas grabitjes u larguan me dy automjetet e tyre, ndërsa më pas i vunë zjarrin makinave./tvklan.al