Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e së enjtes në Maltë, pasi dyshohen si autorë të grabitjes së ndodhur në një argjendari në Sliema, javën e shkuar.

Sipas mediave vendase, oficerët e Ndërhyrjes së Shpejtë u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes.

Oficerët e policisë iu afruan dy shqiptarëve, të cilët autoritetet besojnë se kanë marrë pjesë në grabitjen e Sliema.

Por në momentin që iu tha se po arrestoheshin, një prej tyre nxori një armë zjarri, ia drejtoi oficerëve dhe shkrepi këmbëzën. Fatmirësisht nga arma nuk doli asnjë plumb, pasi ajo nuk funksionoi.

Të arrestuarit janë të moshës 25 dhe 26 vjeç. Ata u dërguan në zyrat qendrore të policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa dy oficerët e policisë u trajtuan në qendrën spitalore të Floriana, për dëmtime të lehta.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur, megjithatë, për grabitjen në fjalë pak ditë më parë autoritetet malteze shpallën në kërkim ndërkombëtar shqiptarin Ramazan Hysa, si i dyshuari kryesor.

Të paktën dy persona të maskuar e të armatosur me shkopinj, shotgun dhe sëpatë morën bizhuteri me vlerë qindra mijëra euro, në një nga dyqanet në pronësi të 

Diamonds International. 

/tvklan.al