GRABITJE-MBULIM-07---Copy_2Policia ende nuk ka zbuluar autorët e grabitjes së kambistëve në qendër të Durrësit.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka arritur të filmojë makinën me të cilën lëviznin tri grabitësit.

Në mesditë një automjet i ngjashëm është gjetur në Laç dhe policia po bën verifikimet nëse është mjeti i përdorur gjatë grabitjes.

Për kapjen e grabitësve të kambistëve në Durrës janë angazhuar forcat e policisë së këtij qarku dhe ato RENEA por ende pa rezultat.

Kambistet Arben Çuni dhe Rajmond Çollaku u goditen me shkop bejzbolli dhe u lanë pa ndjenja, ndrësa grabitësit morën çantën me mbi 100 milion lekë të vjetra.