Këto janë paratë e gjetura nga policia në apartamentin e nënës së Aleks Pepës në lagjen “5 maji” në Elbasan. Ai është një nga personat e dyshuar për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.

Me 30 qershor 2016 një grup personash grabitën nga një makinë e blinduar rreth 990 mijë euro.

8 muaj më pas u janë gjetur vetëm 50 mijë euro të fshehura në një frigorifer në kuzhinën e shtëpisë, të mbështjella me qese dhe letër natribani.

Për këtë ngjarje 45 vjeçari Aleks Pepa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “INTERPOL”-i. Dyshimet janë se ai fshihet në Rumani ku edhe janë gjetur të dhënat e funidt. Ai u identifikua nga hetuesit pas analizimit shkencor të disa provave të gjetura në një kapuç dhe një palë doreza të përdorura nga Pepa.

Ai dyshohet se kishte rolin e shoferit të automjetit që çau rrethimin e Rinasit.

Paratë e gjetura janë dërguar për ekzaminim kriminalistik. Ato pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve ne bashkëpunim me bankën që iu vodhën.

Në operacion kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe ai i Krimeve të Rënda Arben Dashi./Tv Klan

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”142″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]