Dash Kupa i arrestuari i 6 për dy grabitjet në rrugën e Rinasit, ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë.

41-vjeçari ka mohuar akuzën e ngritur nga prokuroria duke sqaruar se nuk ka lidhje me dy ngjarjet. Sipas tij ditën kur ka ndodhur grabitja ai ka qenë në biznesmenin e tij në Krujë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme nga kamerat e sigurisë. Gjithashtu ai tha se ka dëshmitarë që vertetojnë pretendimet e tij.

Pavarësisht këtyre pretendimeve togat e zeza caktuan masën e sigurisë së arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria pretendoi në seancë se ka prova që e implikojnë 41-vejçarin ne grabitjen e 7 milion eurove.

Sipas akuzës ai ka rolin e organizatorit në grabitjen e 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017. Emri i Dash Kupës ka dalë nga i pandehuri i bandës Admir Çerpja i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Gjithashtu prokuroria ka paraqitur si provë dhe përgjimeve telefonike që implikojnë kushërinjtë Ernest dhe Dash Kupa./ TV KLAN