Kur kanë kaluar më shumë se tre jave nga grabitja spektakolare, policia dhe prokuroria ende nuk kanë asnjë të dyshuar nga grupi i personave të armatosur që hynë në pistën e aeroportit.

Prova me fortë që kishte policia për të arritur tek grabitësit është dëmtuar. Furgoni me të cilin dyshohet se u larguan tre personat që kryen grabitjen dhe i sekuestruar nga policia nuk ka shërbyer për hetimin.

Mjeti u gjet i braktisur disa ditë më parë, i grabitur në zonën e pallatit me shigjeta dhe pas pësaj ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë nga efektivë e Komisariatit Numër 2.

Personat që udhëtonin me të, policia nuk mundi t’i identifikojë. Për këtë, ajo ka nisur një hetim për dekonspirim të hetimit. Ka dyshime se personat që udhëtonin në furgon të jenë njoftuar se ishin në ndjekje policore.

Prokuroria thotë se është në pritje të ekspertizës së parukës së gjetur në vendin ku u dogj makina, më të cilën grabitësit u larguan nga pista e Rinasit.

Por edhe ky veprim, sqarojnë burime, nuk do t’i vlejë shumë hetimit, pasi të dhënat që do të përfitohen nuk do të kenë mundësi t’i krahasojnë, duke qënë se nuk ka asnjë person të ndaluar./ Tv Klan