Nga Elbasani, ku mori pjesë në Këshillin Vendor për Sigurinë Publike, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka komentuar grabitjen e 2,2 milionë eurove në rrugën që të çon në Rinas.

Ai tha policia do të bëjë maksimumin për të zbardhur ngjarjen. Por ministri sqaroi se në këtë rast kanë dështuar të gjitha hallkat e tjera të sigurisë para se çështja të mbërrijë tek Policia e Shtetit.

Ministri lëshoi kritika edhe ndaj bankave, duke thënë se nuk bëjnë asgjë për të garantuar sigurinë e vlerave monetare.

Duke iu referuar faktit se shumë nga dëshmitaret okulare të grabitjes në vend që të njoftonin policinë, filmuan ngjarjen, ministri kërkoi angazhim më të madh edhe nga qytetarët./ TV KLAN