Një person i armatosur dhe me kapuç, ka vjedhur mbrëmjen e së shtunës një market në kryeqytet.

Sipas burimeve paraprake të policisë bëhet me dije se personi, i cili ka vjedhur marketin në zonën e Alliasit, ka qenë i veshur me të zeza dhe i armatosur.

Nuk dihet ende shuma që është vjedhur.

Janë ngritur pika kontrolli nga ana e policisë dhe vijon kontrolli i zonës përreth për kapjen e autorit.

Një tjetër grabitje ndodhi një javë më parë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur  një supermarket në rrugën “5 Maji”./tvklan.al