Persona të armatosur e të maskuar si policë kanë arritur të grabisin shuma të mëdha parash nga aeroporti ndërkombëtar i Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

Grabitësit mësohet se arritën të futeshin në një zonë të ndaluar dhe morën disa kontenierë me para.

Shifra varion, por sipas BBC të dhënat flasin për miliona dollarë të vjedhura, të valutave të ndryshme.

Grabitja u konfirmua nga kompania që operon në këtë aeroport, më të populluarin e kontinentit, megjithatë policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Për BBC, një burim e përshkruajti grabitjen si “një skenë nga filmat e Hollywood”. Autorët, të cilët përdorën akses special për t’u futur në aeroport e dinin ekzaktësisht se cilët kontenierë kishin para.

Rojet e kompanisë privatë u neutralizuan nga grabitësit, të cilët lëviznin me një makinë “policie”.

Në këtë aeroport kanë ndodhur tre grabitje të vlerave të mëdha monetare përgjatë viteve të fundit./tvklan.al